“Gjykata Speciale është krijuar për të demantuar pretendimet e Dik Martit”, kështu është shprehur Gjenerali Hisen Berisha në Spotlight nga Alban Dudushi.
Ai shton se për këtë proces është shtuar edhe një nen që tashmë lejon gjykimin e krimeve të kryera deri në dhjetorin e 2000.
“Kjo Gjykatë u ndërtua ekskluzivisht për t’I demantuar pretendimet e Dik Martit, Krimi më monstruoz në situate lufte është trafikimi i organeve. Pra, kjo u krijua, per të demantuar këto pretendime. Më vonë, meqenëse Ëilliamson, thotë se në hapat e parë nuk ka bazë pë r të ngrit akt-akuza për këtë temë, sepse ishte fiktive, e stisur, e krijuar sa për të dëmtuar Koosvën në atë proçes. U shtua edhe një nen atje që lejon edhe gjykimin e krimeve të kryera deri në Dhjetorin e 2000. Periudha e luftës, nuk fiksohet me ligje, por me situatë reale në terren.”