Zjarret që kanë përfshirë Athinën kanë shënuar të paktën 50 viktima në rajonin e Atikës. Sipas mediave greke raportohet se ka të paktën 1000 shtëpi që janë shkrumbuar, ndërsa pritet që numri i viktimave të jetë edhe më i lartë.

 

Ndërkohë kryebashkiaku i Rafines ka thënë se numri i të vdekurve mund të jetë me 3 shifra, pasi ka dyshime se disa njerëz janë hedhur në det për të shpëtuar nga flakët dhe janë mbytur. Për momentin nuk ka njoftime nëse ne mesin e viktimave ka shqiptarë.

 

Zjarrfikëset po luftojnë me flakët, ndërsa shumë prej të vdekurve kanë ngecur në makina.

 

Kryeministri Aleksis Tsipras ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e Atikas. Disa vende evropiane Italia, Polonia, Gjermania dhe Franca dërgojnë avionë për neutralizimin e flakëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *