Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 February 2026
Vizion fokus

Shembja e 2 ndërtesave në Liban, shkon në gjashtë...

Masa të reja duke nisur nga vera për të...

Aksident tragjik në Greqi, makina bie nga shkëmbi, humb...

Shteti është rregullator apo aktor? Revanshi i kompanive publike...

Sigurimi i banesës, cilat janë ndërtimet më të riskuara...

Taksa e tërmetit, çfarë ndodh nëse qytetarët refuzojnë ta...

Fituesja e Nobelit për Paqe dënohet me 6 vjet...

Nesër nis faza përfundimtare e gjykimit ndaj Thaçit dhe...

Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit...

Sulmi ndaj gjeneralit rus në Moskë, arrestohet një tjetër...

Gjendet trupi i ushtarit amerikan të zhdukur në Lituani

1 Prill 19:14

Trupi i ushtarit të katërt të Shteteve të Bashkuara, që ishte shpallur i zhdukur, është gjendur pranë Pabrades, në Lituani, bëri të ditur Ushtria amerikane përmes një deklarate më 1 prill.

Operacionet e kërkim-shpëtimit, të mbështetura nga bashkëpunimi ndërkombëtar dhe teknologjia e avancuar, zgjatën për disa ditë pasi një automjet ushtarak me katër ushtarë amerikanë u fundos në një zonë moçalore më 25 mars.

Trupat e tre ushtarëve amerikanë si dhe automjeti i tyre i blinduar M88A2 Hercules, u gjetën një ditë më parë.

“Kjo javë ka qenë shkatërruese. Sot, zemrat tona mbajnë peshën e një dhimbjeje të padurueshme me humbjen e ushtarit tonë”, tha gjeneralmajor Christopher Norrie.

Kërkimet ishin intensifikuar në 24 orët e fundit me mbërritjen e personelit dhe pajisjeve të specializuara. Qentë e shpëtimit dhe dy sisteme të avancuara dronësh, ndihmuan në operacionin e kërkimit.

Qindra ushtarë të Divizionit të tretë të Këmbësorisë, së bashku me zhytës të Marinës amerikane, Forcat e Armatosura të Lituanisë, inxhinierë polakë, policinë ushtarake të Estonisë, agjenci civile shumëkombëshe dhe ekspertë teknikë nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë amerikane morën pjesë në operacionin e kërkimit.

Emrat e ushtarëve të vdekur nuk janë bërë publikë deri në njoftimin zyrtar të familjarëve.

Hetimet kanë nisur mbi këtë tragjedi. Autoritetet po shqyrtojnë rrethanat që çuan në incident, përfshirë terrenin, kushtet atmosferike dhe gjendjen e automjetit.

Zhdukja e automjetit dhe e ushtarëve nxiti një operacion të gjerë ndërkombëtar shpëtimi, dhe gjeneralmajor Curtis Taylor, shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në këtë operacion.

“Nuk mund t’i falënderojmë aq sa duhet aleatët dhe kolegët tanë, veçanërisht lituanezët, të cilët nuk kursyen asnjë burim për të mbështetur këtë mision”, tha ai. “Së bashku, e mbajtëm premtimin për të mos lënë kurrë pas një ushtar të rënë”.

Lituania, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, është mikpritës i më shumë se 1.000 trupa amerikane që janë të stacionuar në këtë shtet baltik në baza rotative./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Lituani trupi ushtarit Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Shembja e 2 ndërtesave në Liban, shkon në gjashtë numri i viktimave

më shumë...

Masa të reja duke nisur nga vera për të kontrolluar turizmin në ishullin Capri

më shumë...

Ndërprerje energjie në Berat e Kuçovë për 3 ditë, shkak punimet në rrjet

më shumë...

Aksident tragjik në Greqi, makina bie nga shkëmbi, humb jetën shoferi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

10:45

Shembja e 2 ndërtesave në Liban, shkon...

10:15

Masa të reja duke nisur nga vera...

9:41

Ndërprerje energjie në Berat e Kuçovë për...

9:15

Aksident tragjik në Greqi, makina bie nga...

8:51

Shteti është rregullator apo aktor? Revanshi i...

8:25

Sigurimi i banesës, cilat janë ndërtimet më...

8:00

Taksa e tërmetit, çfarë ndodh nëse qytetarët...

7:29

Fituesja e Nobelit për Paqe dënohet me...

6:45

7 fruta me pak sheqer natyral që...

5:46

Nesër nis faza përfundimtare e gjykimit ndaj...

5:18

Bllokohet sërish Thethi, aktivizohen orteqet e dëborës

4:23

Të paktën tre të vrarë nga sulmet...

3:59

Sulmi ndaj gjeneralit rus në Moskë, arrestohet...

3:57

SHBA shton presionin ndaj Teheranit, negociatorët amerikanë...

3:40

Çfarë tregon forma e hundës për karakterin...

3:27

Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës për...

3:19

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, reagon policia:...

3:13

Kërkesa për ndihmë juridike falas, Elbasan, shumë...

3:06

Berisha: Edi Rama është në panik, në...

2:55

Rritet me 30% çmimi i arit, shqiptarët...

Më të klikuarat

  • Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, reagon policia: Konflikt...
  • Aksident tragjik në Greqi, makina bie nga shkëmbi, humb jetë...
  • Taksa e tërmetit, çfarë ndodh nëse qytetarët refuzojnë ta pa...
  • Sigurimi i banesës, cilat janë ndërtimet më të riskuara nga...
  • EMRI-FOTO/ Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, ky është 27...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.