Subscribe

Policia egjiptiane arrestoi marinarin Adel Muhamed Salam ndërkohë që pas disa ore kërkimeve gjeti peshkarexhën shqiptare “Çelepia2”. Sipas autoriteteve egjiptiane Salam u arrestua per llogari te Interpol pasi e ishte shpallur ne kërkim qe me 21 qershor kohe ne te cilën peshkarexha u zhduk nga porti i Durrësit. Pas kontrolleve policia egjiptiane tha se nuk ka asnjë gjurmë të pengjeve pasi brenda bordit të anijes u gjetën vetëm tre persona me kombësi egjiptiane. Deri më tani edhe pse kanë nisur kontrollet nuk dihet asgjë për vendndodhjen e dy shqiptarëve Luan Mema dhe Dhimitër Malaj. Fillimisht marinari egjiptian kërkoi 70 mijë euro e nëse kjo nuk plotësohej do të mbyste anijen së bashku me dy marinarët shqiptare. Një ditë më pas Salam në komunikimet me sms me pronarin shqiptar tha se anijen e ka shitur për 100 mije euro disa personave për të transportuar klandestinë ndërkohë që kishte lënë të lirë shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *