Kosova
Gjendet pa shenja jete një person në Kosovë

Gjendet pa shenja jete një person në Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në mesditë, në Klinë.
Rastin në polici e kanë raportuar familjarët e viktimës, shkruajnë mediat vendase.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Reklamë
Njoftimi i policisë:
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga familjarët e tij ishte gjetur pa shenja jete. Përveç njësive policore dhe prokurorit në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




