E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Gjendet pa shenja jete një person në Fier

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në lagjen “15 Tetori” të Fierit.

Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, 70-vjeçari, banor i lagjes, ndodhej në ambientet e një lokali kur nuk është ndier mirë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht nuk është arritur të shpëtohet.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Më shumë video

Reklamë