Kronikë
Gjendet pa shenja jete një person, dyshohet se është vetëvarur

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Llogara.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në fshatin turistik të Llogarasë.
Reklamë
Një person dyshohet se është vetëvarur me litar në një objekt.
K. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, punonte si recepsionist në këtë kompleks.
Nga këqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




