Gjendet një trup i pajetë në një godinë të braktisur në lagjen “Kastriot” në Fier. Trupi i përket një personi të seksit mashkull i identifikuar si Julian Prifti, 42 vjec.

 

Trupi është i dekompozuar dhe mund të ketë më shume se dy tre javë në kete vend. Era e keqe ka alarmuar banorët dhe punonjësit që po punojne peë riparimin e një rruge.

 

“Sot rreth orës 16:50, në lagjen “16 Prilli” , Fier, në një godinë të rrënuar, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit J. P., 42 vjeç, banues në Fier, i cili është larguar nga banesa më datë 26.03.2022.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *