E shtunë, 31 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I moshuari gjendet i pajetë në liqenin e Pogradecit

Një i moshuar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në ujërat e liqenit të Pogradecit.

Policia njofton se rreth orës 09:45, në lagjen nr. 1, Pogradec, në liqen është gjetur i mbytur shtetasi D. O., 87 vjeç.

Reklamë

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas deklarimeve të familjarëve, ai ishte larguar nga banesa rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë