Subscribe

Gjatë hetimeve të policisë për vrasjen e 50-vjeçarit Bujar Çela, u gjet një makinë e djegur. Makina është tip “Renault”, me targa AA 876 DC. Ajo u gjet e shkrumbuar pranë fshatit Murras.

 

 

Dyshohet që mjeti u përket autorëve të maskuar që i morën jetën vëllait të Talo Çelës. Gjithashtu, ka dyshime që autorët e kanë djegur dhe e kanë lënë aty makinën për të humbur gjurmët. Akoma nuk ka asnjë informacion për drejtimin që kanë marrë më pas ata.

 

Deri tani, policia ka mbledhur kamerat e sigurisë të biznesve pranë lokalit, ku u vra Bujar Çela. Gjithashtu po merren dëshmitë e para për të zbuluar më shumë detaje rreth autorëve dhe arsyes së atentatit. Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e kësaj të enjteje me armë zjarri në hyrje të një lokali në Bradashesh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *