Një kufomë e skeletizuar u gjet mesditën e së dielës në shpatin e malit të fshatit Shkallë-Tujan. Sipas policisë, viktima dyshohet të jetë e moshës së madhe, ndërkohë që ka gjetur vdekjen 3 ose 4 vite më parë.
Skeleti është gjetur i mbuluar me një masiv dherash e gurësh, dhe dyshohet se është zënë poshtë pikërisht nga rrëshqitja e dherave.
Grupi hetimor, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, po bën veprimet e para, ndërkohë që kufoma eshte transportuar në ambientet e mjekësisë ligjore, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *