Subscribe

Një kufomë e dekompozuar është gjendur mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e Malit të Dajtit në periferi të kryeqytetit. Sipas policisë, personi i paidentifikuar i seksit mashkull dyshohet të jetë vrarë dhe të jetë groposur. Nga këqyrja paraprake rezulton se ai mund të ketë mbi gjashtë muaj që ka humbur jetën. Trupi i pajetë u gjet në fshatin Priskë, rreth 15 kilometra larg Tiranës, nga qeni i një bariu të zonës. Viktima ende i paidentifikuar, rezulton të jetë i qëlluar me armë zjarri, në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa policia e kryeqytet ka nisur kontrollin e listës së personave të humbur, gjatë këtij harku kohor. Bariu i fshatit njoftoi policinë, e cila dërgoi trupin e pajetë në morgun e spitalit ku iu nënshtrua autopsisë. Ekspertët e krimeve të rënda në Drejtorinë e policisë së Tiranës, pohojnë se, personi mund të jetë ekzekutuar në një vend tjetër dhe më pas mund të jetë groposur në zonën e Dajtit, pasit në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur, gëzhoja, apo armë të krimit, që mund të lidhen me vrasjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *