Një e moshuar është gjetur e pajete përballë një kantieri ndërtimi në Peqin gjatë së hënës.

 

Dyshohet se 81-vjeçarja M. T., është mbytur në një kanal vaditës. Policia njofton se për të moshuarën ka bërë të hënën kallëzim në Komisariatin e Policisë Peqin nipi i saj. 33-vjeçari kishte denoncuar se e moshuara ishte larguar nga banesa e nuk ishte kthyer më.

 

Sipas deklarimeve të familjarëve 81-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *