E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjendet një granatë brenda makinës

 

Një i ri gjeti një granatë mësimore brenda automjetit të tij në rrugën “Besnik Ceka” në zonën e Laprakës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur gjatë natës kur është thyer xhami i automjetit tip “volkswagen” dhe është hedhur granata. Ekspertët xhenierë bënë të mundur heqjen e saj, ndërsa i riu Erion Haxhiu deklaroi për policinë se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Policia nisi hetimet për ngjarjen, ndërsa mësohet se granatës i janë gjendur shenja gishtërinjsh, të cilat do të analizohen nga laboratori shkencor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë