Subscribe

Gjatë një kontrolli nga efektivët e antidrogës dhe forcave “Shqiponja” mbrëmjen e së martës në Babicë të Vlorës u gjet një gomone.

 

Dyshimet e policisë janë se mjeti lundrues, i cila u zbulua në një fermë brenda një kamioni me jonxhe, mund të jetë përdorur ose do të përdorej në ngjarje kriminale, që kanë lidhje me trafikun e drogës.

 

Ndërkohë, policia ushtroi edhe një kontroll në disa banesa në qytet, që kanë lidhje me pronarët e fermës ku u gjet gomonia.

 

Agjentët kanë mbajtur nën mbikëqyrje gjatë gjithë natës deri paraditen e sotme, fermën në të cilën u gjet gomonia.

 

Edhe pse trafiku i drogës nga deti ka shënuar rënie të ndjeshme, sërish fenomeni mbetet i pranishëm në zona të caktuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *