Murat Duriçi, një biznesmen kromi në qytetin e Bulqizës ka humbur jetën pasditën e kësaj të premteje teksa është goditur nga një automjet në lëvizje. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë urës mbi Rrugën e Arbrit që ndan dy lagjet e Bulqizës.

 

Burime për Vizion Plus thanë se Murat Duriçi është goditur nga një furgon pasagjerësh teksa ecte në rrugën mes dy qyteteve. Sipas të njëjtave burime, ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale, ndërsa Duriçi kishte dalë për vrapin e pasdites.

 

Ka qenë drejtuesi i mjetit që e ka goditur ai që e ka transportuar menjëherë në spitalin e Bulqizës, ndërsa mjekët e kanë nisur me urgjencë drejt Tiranës. Për shkak të plagëve të marra, mësohet se Murat Duriçi ka ndërruar jetë.

 

Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *