Subscribe

Gjendet ne bordin e anijes “Celepia 2” te marre peng 9 dite me pare njeri nga marinarët shqiptare. Behet fjale per Luan Memen, ndërsa nuk ka ende informacione per vendndodhjen e shqiptarit tjetër Dhimiter Malja. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga ministria jone e Punëve te Jashtme, pas njoftimit per gjetjen e peshkarexhes se marre peng ne Aleksandri.  “Menjëherë pas marrjes së informacionit për gjetjen dhe bllokimin e peshkarexhës nga Marina egjiptiane dhe transferimin e saj në një port ushtarak në Aleksandri, Ambasada jonë në Egjipt kontaktoi me autoritetet lokale të sigurisë dhe hetimit, të cilat informuan se mes personave të ndaluar në bordin e peshkarexhës gjendet shtetasi shqiptar Luan Mema, gjendja shëndetësore e të cilit paraqitet e qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Anija e peshkimit me dy shqiptaret ne bord u mor peng nga egjiptiani Adel Muhamed Salam, i cili kërkoi nje shume prej 70 mije euro per lirimin e dy marinarëve. Mbeten ende të paqarta arsyet qe e çuan egjiptianin të ndërmerrte një akt të tillë, ndërsa ai është prangosur te martën nga policia ne Aleksandri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *