E diel, 11 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Gjendet makina e vrasësve në Fier, automjeti ishte fshehur në garazhin e një familjari të tyre

Policia e Fierit ka arritur që të gjejë automjetin luksoz që u përdor nga vëllezërit Agim dhe Kreshnik Gashi në vrasjen e Erion Javorit.

Për pasojë ka nisur procedimi penal për 70-vjeçarin Rexhep Puka, që është familjar i afërt i dy vëllezërve në kërkim nga policia.

Reklamë

Mësohet se i moshuari e kishte fshehur mjetin në garazhin e banesës së tij.

Gjithashtu gjatë kontrolleve policia ka sekuestruar 3 celularë, 4 jelekë antiplumb, një armë gjahu shotgan si dhe municione të tjera luftarake, të dyshuara si të përdorura në ngjarje kriminale. Në banesë u gjet edhe një mjet tip “benz” me targa të një makine tjetër.

Pak ditë me parë Agim dhe Kreshnik Gashi ekzekutuan me armë zjarri 41-vjeçarin Erjon Javori, pas një konflikti  për motive të dobëta.

Më shumë video

Reklamë