Subscribe

Ky është vendi ku dy personat e armatosur braktisen makinën, pasi realizuan grabitjen e një banke të nivelit të dytë në qendër të qytetit të Vlorës. Mjeti u gjet nga forcat e policisë në lagjen “Lef  Sallata”, pranë shkollës speciale per personat me aftësi te kufizuar. Për të humbur gjurmët autorët e kanë braktisur dhe dyshohet se kanë përdorur makinë tjetër per t’u larguar me tej. Policia dyshon se pasi kane realizuar grabitjen autoret janë larguar me një autoveturë te tipit “Benz-250”, ngjyrë e bardhë. Burimet i thane Vizion Plus se ky automjet rezulton se është vjedhur në datën 10.07.2016, në lagjen “Rilindja” në Vlorë, pranë rrugës Transballkanike. Sipas inventarit të mbajtur nga ana e Auditit të Bankës, dyshohet se autorët kanë mundur të marrin një sasi prej 6 milion lekë dhe 33.695 euro. Ndërkohë ne bashkëpunim me Prokurorinë ka nisur edhe hetimi për rolin e shërbimit të sigurisë private që ka nënshkruar kontratë për sigurinë e bankës. Grabitja ndodhi pasditen e se hënës rreth orës 14;52 minuta ne sheshin Flamuri ne Vlorë. Sipas dëshmitareve autoret e grabitjes kane qene me rroba kamuflazhi ushtarak dhe me maske. Njeri prej tyre i vendosi armen ne koke rojës se sigurisë, ndërsa tjetri rrëmbeu paratë ne te dyja sportelet. Ata kane mundur te dalin nga ambientet e bankës, duke u futur ne rrugicat pas saj ku mesa duket i priste nje tjetër bashkëpunëtor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *