Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak, tritol, kapsolla e grantë ofensive, si dhe një sasi lënde narkotike.

 

Policia e Vlorë në bashkëpunim me FNSH-në finalizoi operacionin e koduar “Maskimi” gjatë të cilit janë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, tritol, kasolla dhe granata offensive pa lënë mënjane edhe një sasi lënde narkotike.

 

Si pasojë e këtij operacioni është arrestuar në flagrancë poseduesi i tyre, Gjergji Petani 51 vjec.

 

Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në disa ambiente të dyshimta ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gjergji Petani, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, konkretisht në magazinën në katin e parë të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

 

  • Një pistoletë e llojit “Zastava” me një krehër me fishekë, si dhe 161 fishekë të tjerë
  • 4 kallëpe tritol, si dhe pesë ndezësa detonatore për tritol
  • Një granatë ofensive si dhe 47 fishekë 7.62 mm, mod 56, (të montuara bashkë në formën e eksplozivit)
  • Si dhe rreth 2 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *