Subscribe

Biznesmeni i zhdukur Ruzhdi Hoxha është gjetur këtë të shtunë i vrarë në zonën e Qafë Mollës pas malit të Dajtit. Ai ishte zhdukuar pa lënë gjurmë që prej datës 20 tetor, kur edhe familjarët e tij bënë kallëzimin pranë komisariatit numer 5 në kryeqytet.

 

Biznesmeni i inerteve të ndërtimit, është vrarë me armë zjarri dhe më pas është groposur nga autorët. Fillimisht policia ka gjetur një xhup i cili ka një shenjë plumbi dhe disa sende të lyera më gjak që i përkisnin biznesmenit dhe më pas përmes qeneve u arrit të gjendjet trupi i pajetë.

 

Grupi hetimor dyshon se Hoxha mund të jetë rrëmbyer dhe më pas çuar në këtë zonë ku dhe është vrarë. Autor i vrasjes, për uniformat blu është Fredi Rrushi, miku dhe personi i fundit që ishte me Ruzhdi Hoxhën ditën që u zhduk.

 

Rrushi, i cili është arrestuar nga policia pasi kërkohej edhe nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike.

 

Ferdinand Rrushi ishte personi i fundit që konsumoi kafe me biznesmenin e vrarë në zonën e Kamzës. Në deklaratën përpara policies ai ka thënë se Ruzhdiu i ka kërkuar që ta dërgonte me makinën e tij deri në Fushë Mëzez por nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur me pas.

 

Por sipas kamerave të sigurisë ka rezultuar se mjeti i Fredi Rrushit, sapo u largua nga një degëzim i autostradës në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin drejt Dajtit.

 

Ishte pikërisht ndjekja e këtij itinerari që ka çuar në zbulimin e gjurmëve të trupit të Rruzhdi Hoxhës. Gjatë hetimit në zonën e Dajtit, policia ka zbuluar edhe një parcelë me drogë.

 

Punëtori i parcelës ka pranuar se ai punonte për Ferdinand Rrushin. Nuk dihen arsye e vrasjes së biznesmenit por pista e trafikut të drogës dhe ajo e borxheve janë ato që po hetohen nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *