Një 46-vjeçar është gjetur i vrarë brenda banesës së tij në zonën e Para Vista në Australi.

 

Sipas, mediave vendase dyshohet se shqiptari mund të jetë vrarë për prishje të pazareve të drogës. Informacionet policore bëjnë me dije se në shtëpi është gjetur një sasi droge dhe për këtë arsye hetuesit besojnë se ky është shkaku i vrasjes.

 

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë me dije, por mediat sqarojnë se ai është i moshës 46-vjeçare. Policia beson se vrasësi vodhi një sasi droge nga makina e viktimës shqiptar, me të cilën u arratis nga skena e krimit. Më pas, automjetin e braktisi në një rrugë aty pranë. Ndërsa fqinjët thonë se kurrë nuk kishin dyshuar për ndonjë aktivitet ilegal të shqiptar.

 

Gjithashtu policia australiane ka kërkuar ndihmë nga qytetarët nëse kanë ndonjë informacion në lidhje me këtë ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *