E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjendet i vdekur pronari i një agjencie biletarie në Vlorë, dyshime për grabitje, i mungon çanta e parave

Pronari i një agjencie biletarie në Vlorë  është gjetur i vdekur mëngjesin e  kësaj të hëne.

 

Reklamë

Familjarët e viktimës, i identifikuar si Nadir Gjata, kanë bërë denoncimin në polici pasi sipas tyre, ai është aksidentuar me qellim dhe më pas është grabitur.

 

Të afërmit deklaruan se Nadir Gjata ka plagë në trup e po ashtu nuk i është gjetur çanta personale ku mbante paratë. Ndërsa makina e viktimës ka shenja të qarta të goditjes.

 

Policia ndërkohë ka marrë edhe dëshmi të tjera e po pret ekspertizën mjeko-ligjore për të zbardhur ngjarjen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë