Vendi
Gjendet i vdekur një person në Lezhë, me plagë me armë zjarri në trup

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Spiten, në Lezhë. Ai ka plagë nga arma e zjarrit dhe, sipas burimeve paraprake, dyshohet se ka qëlluar vetë.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Reklamë
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:05, në banesën e tij, në fshatin Spiten, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, shtetasi P. P., 65 vjeç.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




