E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjendet i pajetë në përrua një person në Devoll, dyshimet e policisë

Një person i paidentifikuar është gjetur i pajetë këtë të hënë në një përrua në fshatin Grapsh të Devollit.

Ai u gjet nga banorët e zones, ndërsa dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të identifikuar viktimën, si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë