Subscribe

Një shtetas francez është gjetur i pajetë në Vlorë, brenda një banese ditën e sotme.

Dyshimet paraprake janë se francezi ka ndërruar jetë para 3 ditësh për shkaqe natyrale.

Ai është gjetur nga pronari i banesës, i cili ka mbërritur nga Tirana pasi 55-vjeçari francez nuk i është përgjigjur në telefon.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së francezit.

Noftimi:

Sot, në lagjen “Lef Sallata”, është gjetur i pajetë, në banesën ku qëndronte, shtetasi francez G. B., 56 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

/vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *