E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjendet i pajetë amerikani në Pogradec, dyshimet e para

Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:40, në lagjen nr. 1 në Pogradec, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë shtetasi amerikan A. H., rreth 68 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 68 vjeçarit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë