E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Gjendet i pajetë 70-vjeçari në Korçë, dyshimet e para

Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen 7 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari dyshohet se ishte endacak dhe është gjetur në ambientet e një shtëpie të pabanuar. Kanë qenë banorë të lagjes ata që kanë konstatuar trupin e pajetë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Trupi i pajetë i 70-vjeçarit do të transportohet në morgun e spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Reklamë

Paraprakisht nuk raportohen shenja dhune, ndërsa hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi këtë rast.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë