Një punëtor nga Shkodra i quajtur Edison Oruqi është gjetur i mbytur në ujërat e lumit të Shalës, në Koman.
Prej 4 ditësh ai rezultonte i zhdukur dhe vetëm sot, familjarët mundën ta zbulonin trupin e pajetë nën ujë.
Lexo edhe :
Related Posts
40-vjeçari punonte në një bujtinë të zonës dhe personi që e kishte shoqëruar, e kishte lënë atë në një zonë zall të vogël me rërë, pasi deri aty mbërrinte varka.
Dyshohet se babai i tre fëmijëve është përpjekur të kalojë lumin, por është rrëmbyer nga rrjedha e tij e fortë./vizionplus.tv