Subscribe

Policia holandeze ka zbuluar një furgon mallrash të mbushur me bombola gazi në qytetin e Roterdamit. Mjeti ishte me targa spanjolle dhe dyshohet se do të përdorej për një sulm të mundshëm terrorist. Policia ka arrestuar shoferin spanjoll, ndërsa një tjetër i ri 22-vjeçar, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor, u prangos këtë të enjte gjatë bastisjeve në pjesën jugore të qytetit.

 

Njëri prej të arrestuarve mësohet se është I njohur për policinë pasi është nën hetime, por jo për terrorizëm. Megjithatë autoritetet njoftojnë se dy të arrestuarit janë marrë në pyetje, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Pista e një plani terrorist gjatë koncertit që do të ndiqej nga qindra njerëz në shesh, nuk është përjashtuar. Kryetari i bashkisë Ahmed Abutalib, bëri të ditur se njoftimi ka ardhur nga shërbimet secrete spanjolle. Sipas tij, turma e njerëzve nuk u evakuua menjëherë, pasi koncerti ku do të performonte grupit amerikan i rrokut Allah-Las, nuk kishte filluar ende. Por njerëzit u larguan menjëherë pas dyshimeve për një sulm të mundshëm.

 

Kryebashkiaku shtoi se është ende shumë shpejt për të lidhur furgonin e ndaluar me kërcënimet për sulme terrorist. Ndërkohë, nga autoritetet spanjolle bëjnë me dije se furgoni nuk ka lidhje me sulmet me automjete që vranë 15 persona në Spanjë javën e kaluar, ku policia gjithashtu zbuloi një komplot për të bërë një bombë të fuqishme me bombolat e gazit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *