Subscribe

Një krim i rëndë brenda familjes raportohet se ka ndodhur në qytetin e Korçës.

 

Një grua e moshuar e gjendur e pajetë në banesën e saj, dyshohet se është mbytur nga i biri.

 

Policia e Korçës nuk ka dalë me version zyrtar për ngjarjen, por hetimet sipas të dhënave paraprake janë përqëndruar në pistën e një krimi në familje.

 

Burime të policisë thanë se e moshuara Nazime Demollari, 84 vjeç, nënë e katër djemve, është gjendur e pajetë në apartamentin e saj në lagjen 14 në Korçë.

 

Viktima jetonte së bashku me djalin e saj, Nesim Demollari, 64  vjeç, në të njëjtën banesë, ndërsa tre djem të tjerë janë të migruar në SHBA dhe Tiranë.

 

Nisur nga hetimet paraprake dhe rethanat, policia ka ngritur dyshime mbi djalin e saj.

 

Autorësia e dyshuar e krimit ngrihet ndaj djalit të viktimës edhe mbi bazën e dëshmive se ka qënë konsumator alkooli dhe është konstatuar në gjendje të dehur.

 

Në vendgjarje po vazhdon puna e policisë që pritet të zbardhë shkakun e vdekjes së të moshuarës, për të cilin po meret në pyetje edhe I biri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *