Një ngjarje makabër ka tronditur Maqedoninë e Veriut.Vanja Korcevksa, 14-vjeçarja e cila ishte shpallur në kërkim prej një jave është gjetur e vrarë në periferi të Shkupit.

 

Në afërsi të trupit të vajzës është gjetur një tjetër person i pajetë, i cili është identifikuar si një 74-vjeçar, banor i zonës.

 

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut dhe prokurori i përgjithshëm kanë dhënë më shumë detaje.

 

Çfarë e bën edhe më të rëndë rastin është përfshirja e babait të vajzës 14-vjeçare në rrëmbimin e saj.

 

“Vanja u rrëmbye në afërsi të banesës ku jetonte, pasi ishin marrë informacione nga babai se ajo po dilte vetëm. Vajza u mor me forcë, u lidh duar e këmbë, u fut në thes dhe u vendos në bagazhin e një automjeti Citroen. Pesë persona janë identifikuar si të përfshirë, janë ndaluar 3 prej tyre, babai dhe një tjetër është në arrati”, tha ministri Oliver Spasovski.

 

Prokurori ka thënë më tej se shkak për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e vajzës janë bërë një shumë parash, që nëna e saj kishte marrë pas shitjes së një banese.

 

Ndërsa sa i përket vrasjes së 74-vjeçarit, ministri ka thënë se nuk ka lidhje me vrasjen e së miturës por se është bërë nga të njëjtët autorë.

 

“Ngjarja e dytë, vrasja e 74 vjeçarit nuk lidhet me vrasjen e së miturës, por vetura e viktimës së parë është shfrytëzuar gjatë rrëmbimit të së miturës Vanja Gorçevska. Kemi informacione se 74-vjeçari është vrarë vetëm pse ka pasur konflikt më herët me një nga të dyshuarit për krimin e kryer”

 

Personi i pestë i përfshirë, i cili dyshohet se është edhe ekzekutori është identifikuar, por është larguar jashtë vendit 3 ditë pas krimit. Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik, ndërsa ka patur reagime të shumta të cilët kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dënim maksimal për autorët. Përpjekjeve për gjetjen e saj prej iu ishte bashkuar edhe Interpol. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *