Subscribe

Kapet pas 24 orësh nga policia malazeze gomonia që u pa fillimisht në Karaburun. Tre trafikantët nuk janë shqiptarë, por nga Mali i Zi dhe këtë e konfirmon policia shqiptare që prej ditës së djeshme u angazhua në ndjekjen e gomones 3 metra të gjatë.

 

Mjeti lundrues u konstatua nga Delta Force pranë Karaburunit, e cila beri ndjekjen per disa ore e ndihmuar edhe nga helikopteri i forcave te armatosura dhe anija Oriku. Trafikantet bene manovra te rrezikshme ne det per te shpëtuar.

 

Ndërkohe mëngjesin e se shtunës uniformat blu te Vlorës gjeten 28 kilogramë kanabis te paketuar ndërsa po ushtrohen kontrolle te imtesishme ne zonën e pyllëzuar, pasi dyshohej per nje sasi te madhe. Dyshohet se gomonia qe u kap nga malazezet do te ngarkohej pikërisht ne Karaburun. Tre personat qe gjendeshin ne bordin e mjetit liundrues e qe tashme jane te arrestuar po merren ne pyetje. Pas dëshmisë se tyre pritet te zbardhet edhe itinerari i gomones.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *