E shtunë, 10 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjendet avioni i rrëzuar në Kroaci, të katërt pasagjerët gjenden pa jetë

Të katër pasagjerët që ishin në avionin e rrëzuar në Kroaci janë gjetur të vdekur.

 

Reklamë

Mbetjet e avionit që doli nga radarët një ditë më parë në Kroaci janë gjetur dhe autoritetet kroate kanë njoftuar se 4 anëtarët e bordit kanë ndërruar jetë.

 

Reklamë

Policia ka nisur një hetim për shkaqet dhe rrethanat aksidentit ajror.

 

Kreu i ekipeve të mbrojtjes civile, Damir Trut, tha se “Sapo avioni u vu re nga lart (me drone), ekipet e kërkimit shkuan në skenë. Fatkeqësisht, është konfirmuar se të gjithë pasagjerët kanë vdekur.”

 

Televizioni i Shtetit HRT tha se katër personat ishin një qytetar zviceran, dy gjermanë dhe një qytetar kroat.

 

Avioni humbi të dielën pasi u largua nga brigjet e Adriatikut, prej Portit të Splitit drejt Gjermanisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë