E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjendet arsenal armësh zjarri dhe municion luftarak në Shkodër, dy të arrestuar

Policia e Shkodrës ka zbuluar dhe sekuestruar në fshatin Ura e Shtrenjtë arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak; rreth 25.2 kg Cannabis Sativa dhe 2 palë targa të huaja.

Në pranga kanë rënë dy shtetas që dyshohet se i posedonin.

Policia njofton se u krye kontroll në banesën e shtetasit R. M., 29 vjeç, në fshatin Ura e Shtrenjtë (i arrestuar në datë 14.09.2025, në kuadër të operacionit të koduar “Ndërmollasi”), ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-11 armë zjarri, 5506 fishekë luftarak, 7 krehra arme zjarri automatik, 6 krehra armë zjarri pushkë, 35 metra fitil detonator;

Reklamë

-25.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;

-2 palë targa të huaja, njëra e shtetit të Gjemanisë, tjetra e shtetit të Austrisë.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan shtetasit S. M., 29 vjeç dhe S. M., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi nga hetimet e para dyshohet se janë posedues të tyre dhe bashkëpunëtorë të shtetasit R. M..

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifkimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë