E enjte, 15 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 34 minuta më parë
Video · Vendi

Gjendet arsenal armësh në Tiranë, goditet baza në zonën e Selitës, katër persona të arrestuar

Goditet një grup kriminal, i cili shiste armë zjarri në Tiranë, të trafikuara nga Kosova. Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur  8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 celularë.

Vizion Plus mëson se në pranga kanë rënë Gloris Nezaj, Rezarto Rumi, Kelvin Caushi dhe Ardjan Caushi.

Reklamë

Nga hetimet  dy mujore, dyshohet se këta persona, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në Selitë.

Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Reklamë

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Më shumë video

Reklamë