Kronikë
Gjenden predha të Luftës së Dytë Botërore në kantierin e ndërtimit

15 predha të Luftës së dytë Botërore janë gjetur në Vlorë.
Ato u zbuluan nga punonjësit që po kryejnë punimet në zonën pranë Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në zonën e Skelës.
Reklamë
Predhat janë gjetur brenda kantierit të ndërtimit nga vetë punëtorët që po punojnë në zbatim të projektit “Parku i Shtëpisë së Pavarësisë”.
Predhat kanë qenë të pashpërthyera, ndërsa janë lajmëruar edhe forcat e xhenios, që me mbërritjen kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonë.
Forcat e xhenios kanë bërë të mundur largimin e predhave, proces i cili fatmirësisht nuk ka regjistruar dëme.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




