E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjenden dhe asgjësohen 1000 bimë narkotike kanabis në Fier, arrestohet 48-vjeçari, nis hetimi për të atin

Policia e Fierit ka gjetur dhe asgjësuar 1000 bimë narkotike kanabis në fshatin Povelçë dhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin t E. Gj., 48 vjeç.

Gjithashtu ka nisur hetimi në gjendje të lirë për babain e 48-vjeçarit.

Reklamë

“Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Fushat e fshatit Povelçë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjetën të kultivuara 1000 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, shtetasi E. Gj., 48 vjeç, banues në Pojan, i cili u arrestua për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak””, njofton policia.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 2 krehëra dhe 14 fishekë luftarak.

Reklamë

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë