Një qese me 4 granata dhe dy kapsolla detonatore është gjendur në parkimin e  lokalit “Helios” në Kombinat.

 

Policia njofton se ato janë gjetur nga punonjësit e lokalit.

 

Nga veprimet paraprake rezulton se ato s’kanë lidhje me gjë. Mendohet se do t’i ketë lënë ndonjë qe i kishte në makinë. Granatat nuk ishin të montuara. Po kqyren kamerat për të parë e evidentuar kush i ka lënë

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 10.10.2022, në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, në parkingun e një lokali, nga stafi i lokalit, është gjetur një qese brenda të cilës ndodheshin 4 granata dhe dy kapsolla detonatore. 

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *