E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjenden 100 bomba në lumin e Bënçës  

 

Mbi 100 bomba që dyshohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore, janë gjetur në lumin e Bënçës në Tepelenë. Bombat kanë dalë në bregun e lumit dhe janë pikasur nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar policinë. Ndërkohë forcat e xhenios, shkuan në vendngjarje për të realizuar asgjësimin e tyre.

 

Ndërkohë zona është izoluar dhe po mbahet nën ruajtjen e Policisë së Shtetit, e cila ka siguruar perimetrin në mënyrë që asnjë kalimtar apo automjet të mos rrezikohet nga shpërthimi i mundshëm i bombave.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë