Një nga sasitë më të mëdha në vitet e fundit u zbulua nga policia portugeze, e cila sekuestroi më shumë se 1.3 ton kokainë të fshehur brenda kutive me peshk të ngrirë.

Droga kishte desitanacion tregun Evropian.Mediat në Kolumbi raportopjnë se Policia ka arrestuar në kuadër të operacionit shtatë persona të nacionaliteteve të ndryshme, ndërsa ka sekuestruar edhe tetë armë zjarri, makina luksoze, si dhe dokumente dhe sende të ndryshme.

Ngarkesa nga Ekuadori u shkarkua në portin e Lisbonës, tha policia, duke shtuar se oficerët po kryenin një sërë hetimesh si pjesë e “Operacionit Calamari”. Droga , e cila u gjet në një magazinë në pjesën perëndimore të Portugalisë, ishte fshehur brenda kutive me peshq të ngrirë.

“Mënyra se si droga ishte fshehur në peshqit e ngrirë e bënte shumë të vështirë zbulimin e tyre”, shpjegoi policia portugeze.

Të arrestuarit nga mosha 26 deri në 59 vjeç dyshohet se i përkisnin një grupi të krimit të organizuar që importonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine dhe e shpërndante në vende të ndryshme të Europës. mPolicia nuk ka specifikuar kombësinë e të arrestuarve.

Ata do të paraqiten para gjykatës ndërkohë që hetimi do të vazhdojë. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin raportoi vitin e kaluar në Raportin e saj vjetor Botëror të Drogës se kërkesa dhe oferta për kokainë është rritur ndërkombëtarisht./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *