Subscribe

Në këtë pragfestash të fundvitit, kur konsumi rritet tek qytetarët, rëndësi merr siguria ushqimore. Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, gjatë inspektimit të tregut të shitjes së shpendëve në Baldushk, u bëri apel njerëzve të blenë atje ku siguria është maksimale.

 

 “I ftoj të gjithë qytetarët të mos blejnë në rrugë, janë mall që blihet në pulari dhe shitet sikur është mall fshati. Tregu i vërtetë, origjinal, i certifikuar nga veterinarët tanë, me fermerin që e ka rritur vetë, është këtu në Baldushk. Të gjithë në Tiranë t’i ofrojnë familjes së tyre shëndet, mall cilësor, një festë të gëzuar.”

 

Kryebashkiaku tha se duke blerë në tregje të certifikuara ndihmohet edhe ekonomia lokale.

 

 “Jo vetëm shija është më e mirë, jo vetëm çmimi është më i lirë, por ndihmojmë ekonominë vendase. Më mirë t’i mbajmë këto para, sepse kur dikush blen gjel nga Baldushku, nuk ka siguruar vetëm darkën e Vitit të Ri, por ka paguar që një fëmijë të shkojë në shkollë, të vishet, t’i blihen librat, dhe që një familje të jetojë me dinjitet këtu në fshat, pa u dyndur të gjithë në Tiranë.”

 

Bashkia Tiranë bën me dije se Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit po vijon punën për garantimin e sigurisë ushqimore, si dhe për monitorimin e çmimeve, ku qytetarët mund të denoncojnë në numrin e gjelbër për çdo problematikë që konstatojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *