Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, denoncon komisioneret e Partisë Socialiste se po tentojnë “të hedhin në erë procesin elektoral në Shkodër”.

 

Gjekmarkaj bën me dije se pasi kanë kaluar 5 orë dhe në Bruçaj të Dukagjinit “për shkaqe natyrore” nuk është hapur qendra e votimi, komisioneret e PS, shton deputeti, po tentojnë ta rihapin atë në kundërshtim me ligjin.

 

Denoncimi:

Per dijeni Ambasades Amerikane dhe Zotit Celibashi!

Një skandal po tenton të hedhë në erë procesin elektoral në Shkoder të cilin PD e denon me vendosmeri dhe kerkon nderhyrje te menjehershme që të nderpritet! Pasi kanë kaluar 5 orë dhe në Bruçaj të Dukagjinit per shkaqe natyrore nuk është hapur qendra e votimit dhe KZAZ ka njoftuar KQZ  per mos fillimin e procesit komisioneret e PS po tentojnë ne kundershtim me ligjin ta rihapin atë në kushte kompromentimi absolut të kodit elektoral.

Komisioneret e PS duan të spostojnë votimin në një qender të pamiratur nga KQZ. Gjithesa bëhet në interes të PS për të bërë atë që dinë të bëjnë më mirë në keto 9 vite, shkaterrimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. PD nuk do të toleroje akte të tilla. Kushdo që tenton të hedhe në erë zgjedhjet , shit-bleresit kronikë do të perballen me vendosmerinë e Shkodranve per të mbrojtur voten e lire si dhe me pasoja të forta ligjore! Shkodra di të mbrojë historinë e saj e po kq vullnetin e saj politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *