E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjekmarkaj: Basha me retorikë të vjetër, pa vizion për ringritjen

Protesta e opozitës, sipas analistëve, ishte si gjithë të tjerat. Agron Gjekmarkaj thotë për Vizion Plus  se pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, demokratëve dhe aleatëve të tyre iu duhej një tubim i tillë. Pjesëmarrja serioze në bulevard tregoi sipas Gjekmarkajt se njerëzit iu përgjigjën thirrjes së Lulzim Bashës, por jo më shumë se kaq.

 

Protesta nënvizon Gjekmarkaj, nuk kishte një qëllim në vetvete, por një domosdoshmëri për të treguar ringritjen e saj. Megjithatë, gjithçka duhet të vijë përmes një procesi katarsisi brenda radhëve të demokratëve.

 

Duke u ndalur tek humbja e zgjedhjeve te 25 qershorit, Gjekmarkaj thekson se opozita gjatë fushatës nuk nxori njerëz përfaqësues dhe se Basha nuk krijoi dot epërsi morale ndaj socialistëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë