Deputetja e Partisë Socialiste Elona Gjebrea këtë të mërkurë nga emisioni i mëngjesit 7 pa 5 në Vizion Plus është shprehur se përgjigja ishte e qartë nga liderët e Bashkimit Evropian dhe se vendi do të vijojë me plotësimin e reformave kryesore.

 

Sipas Gjebreas përgjigja negative nga BE për hapjen e negociatave është keqardhje por që ato nuk do të ndalen për të çuar para reformat.

 

“Përsa i përket Maqedonisë së Veriut kushti ishte ai i ndryshimit të emrit që te merrnin një “po”, për negociatat nga BE-ja por që është për keqardhje, por Shqipëria nuk ka asnje kusht të ri vetem vijimin e reformave. Ajo e reformes në drejtesi dhe ka një vullnet nga mazhoranca dhe opozita parlamentare per të vijuar me reformën zgjedhore e cila do të miratohet deri ne fund të 2019. Para dy ditësh janë ndarë grupet e punes ne i kemi bërë thirrje opozites jashtë që të bëhet pjesë por nuk mund të presim me tej. Reforma zgjedhore nuk do të bëhet vetëm duke u bazuar në rekomandimet e mazhorancës, por te rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe opozita brenda parlamentit. Unë besoj se opozita jahstë parlamentit do të bëhet bashkëpunuese do ti thërrasë vetëdijes dhe do të vij të bëhet pjesë dhe deri në fund te 2019 të miratohet reforma.”

 

Ndërkohë në lidhje me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut, deputetja e PS-së është shprehur se nga opinionet e liderve kryesorë të BE-së, Shqipëria i ka bërë detyrat e saj.

 

“Ne nuk duhet të futemi në zgjedhje pse opozita zgjodhi të dalë vetë, Shqipëria i ka përmbushur detyrat e saj, pasi këtë e thanë krerët kryesor të BE dhe jo ne. Nëse zgjedhjet e parakohshme do te zgjidhnin konfliktin mes Francës dhe Gjermanise kryeministri do e zgjidhte zgjedhjet, por ne kete stad nuk zgjidh asgje ndaj ne do të vijojmë me zbatimin e reformave. Opozita jahstëparlamentit e ka bërë zgjedhjen e saj dhe ne do te vijojme me përgjegjesite që kemi dhe na kanë dhënë ato që na kanë besuar me votën e tyre, çdo veprim tjetër minon demokracinë.”

 

Nuk do të donim të kishim asnjë emer ne liste shba janë partheti kryesor eshte prokuroti që do të cojë deri në fund punet e nisura dhe të cojë hetimin deri në fund

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *