Subscribe

Ish-zëvendësministrja e Brendshme, sot deputetet e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea ka mohuar se gjatë kohës kur shërbente në Ministri, ka udhëtuar nga Greqia, së bashku me Saimir Tahirin, në makinën që ky i fundit i kishte shitur vëllezërve Habilaj.

 

Ligjvënësja, anëtare e Komisionit të Sigurisë, tha se në adresë të saj nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për të dhënë dëshminë e saj mbi hetimin e nisur per trafikun ndërkombëtar të drogës.

 

Më herët në Komisionin e Sigurisë mazhoranca dhe opozita janë përfshirë në debat, pas akuzave të Flamur Nokës për kapjen e politikës nga krimi.

 

Në Komision, vetëm me votën e mazhorancës është miratuar buxheti i vitit 2018, për të gjitha institucionet e drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *