Subscribe

Besim Ajeti një shqiptar nga Kosova i cili sot jeton në Zvicër, ka rrëfyer në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifit në Vizion Plus, dëshirën e  tij për alpinizëm.

Ai tha se që fëmijë ka patur dëshirë të merrej me sport, por pas zhvendosjes në Zvicër filloi të bëjë ecje të gjata dhe të ngjisë malet, për shkak se i mungonte familja.

Ai ka treguar se si arriti të ecë për 80 kilometra gjatë muajit të Ramazanit edhe pse ishte me argjërim. Besimi tha se në këtë moment ka patur ndihmën e Zotit.

Pjesë nga Biseda:

Brikena Prifti: Ku nisi pasioni për alpinizëm?

Besim Ajeti: Që i ri kam patur dëshirë për sportin. Por ardhja në Zvicër dhe mungesa e familjes jam marrë më shumë me sportin.

Brikena Prifti: Ti ndërmerr edhe sfida të vështira, ajo që more në muajin e Ramazanit. Si lindi ideja?

Besim Ajeti: Jam marrë me shumë sportesh. Por në 2018-të fillova më shumë me ecjen, më pas kalova në alpinizëm. Edhe kur erdhi muaji i Ramazanit e bëra ecjen. Por me thënë të drejtën kam patur një ndihmë nga lart, pasi unë e mbaj argjërimin për Zotin. Dhe të them të drejtën e kam ndier vetën shumë të lehtë.

Brikena Prifti: Sa keni ecur?

Besim Ajeti: Që nga viti 2018-të kam ecur shumë.

Brikena Prifti: Sa ngjitje ke bërë deri tani?

Besim Ajeti: Me thënë të drejtën është e pamundur t’i mbaj mend.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *