Këtë të mërkurë pritet një përmirësim i lehtë kushteve atsmoferike për vendin tonë si pasojë e një situate pasfrontale.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime si dhe alternime vranësirash. Pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare dhe të dendura.

 

Në orët e mbrëmjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit.

 

Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-5m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 9 deri 19°C
në zonat e ulëta 11 deri 26°C
në zonat bregdetare 13 deri 25°C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *