Subscribe

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata deklaroi se qytetarët sot dalin në protestë për shkak të kushteve ekstreme në të cilat jetojnë.

 

Në një intervistë për “Quo Vadis”, Gjata tha se protestuesit nuk organizohen nga opozita, por thjesht mbështeten prej saj.

 

“Edi Rama bashkë me gjithë shpurën e tij kanë humbur sensin e realitetit. Ka një varfëri ekstreme, ata jetojnë në luks që e kanë arritur përmes korrupsionit. Qytetarët janë të frustruar dyfish, edhe për varfërinë e prindërve, dhe për varfërinë e tyre. Ata, për shkak të korrupsionit, kanë humbur lidhjen me këtë realitet. Prandaj kanë idoktrinuar një dhunë tek policia që e transmetojnë tek qytetarët. Prandaj ndodhi edhe vrasja. Nuk i organizon opozita, i mbështesim këto. Opozita është plotësisht dakord me kërkesat e tyre dhe do t’i realizojmë sapo të vijmë në pushtet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *