Partia Demokratike, vijon denoncimin e aferës të ashtuquajtur “Babale”, dhe çdo denoncim i saj, që prej 2 muajsh tashmë, përfundon me thirrjen për largimin e kryeministrit Rama.

 

Këtë të martë shumica i ka bërë një propozim pakicës që të vazhdojnë punën për të ndryshuar me mirëkuptim kodin zgjedhor, ku në fokus janë zgjedhjet pas qershorit te këtij viti, pasi koha tashmë ka kaluar.

 

Për të folur më shumë rreth kësaj çështje në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë sekretari për Çështje Ligjore në PD Çlirim Gjata.

 

A mund të na thoni se cili është reagimi i PD-së në lidhje me ktë propozim të Partisë Socialiste, që ju të keni ende zë në ndryshimet e Kodit Zgjedhor?

 

Së pari zoti Gjiknuri duhet që të përballej me prokurorinë sepse prokuroria shqiptare duk përgjuar apo të ardhura përgjime nga agjensitë e tjera për eksponentë të bandave të drogës, ka kapur edhe Gjiknurin duke folur në telefon me ta për blerje votash në Dibër. Këto nuk i nxjerr prokuroria por janë dhe janë bërë publike nga Zëri i Amerikës, dhe si për tu tallur me këto gjëra zoti Rama i cili është legjendar me talljet e tij që nuk e çojnë gjëkundi, e heq Gjiknurin nga ministër dhe e vë në krye të reformës zgjedhore, pikërisht për atë që ne ankohemi. Megjithatë çështja e zgjedhjeve nuk është çështje e kodit zgjedhor, por e krimit të organizuar me milionat  që është i gatshëm për të blerë zgjedhjet që në 2017 i vuri dhe pikën, nëse nuk ndalohet kjo është e kotë të flasim.

 

PD-ja vijon denoncimin  për të ashtuquajturën çështje “babale”, përveç denoncimit a vijon edhe procesi ligjor? A ka një padi nga PD-ja në prokurori?

 

Ka një kallzim por që prokuroria punon vetëm me një anë vetëm në lidhje me atë që i vjen nga qeveria se të marrësh në ndjekje penale për kallzim të rremë një gazetar dhe një ish-deputet, kallzim i rremë për një person që është dënuar me 7 vjet burg për trafik kokaine, atëherë më thoni si mund të merren këto persona për kallzim të rremë për një person të tillë. Meqë e kanë marrë edhe ish-deputetin Salianjin të pandehur vetëm ai ka të drejtë që ta shikojë dosjen dhe kaq sa ka arritur që ti vërë në dispozicion prokuroria ka nxjerrë në pah të gjithë këto përgjime që janë për turp dhe janë vepra penale të paktën nga Drejtori i policisë në Fier i cili vijon me zollumet.

 

Si i ka shtënë, konkretisht Salianji përgjimet në dorë që po i publikon?

Është i pandehur dhe ka të drejtë të shikojë dosjen, këto janë të gjitha në dosjen e prokuroris, janë përgjime të bëra me vendim gjykate. Ditën që e kanë marrë këtë Alizotin, e kanë marrë dhe e kanë çuar në Prokurori për dëshmitar të rremë prokuroria ka marrë masat dhe ka vënë telefonin në përgjim me vendim gjykate ai ka vijuar bisedat me këto dhe të gjitha janë në dosje, i pandehuri ka të drejtë të shikojë dosje, ato janë të gjitha të prokurorisë.

 

Në Shqipëri ka disa vite që dalin në publik në media pjesë të hetimeve, dosje përgjime, biseda etj. A ka shkelje ligji apo jo?

 

Nga prokuroria po ka sepse, “u shet’, pra ju jep gazetarëve të dhëna dhe informacione pak nga frika pak nga halli, se e di prokuroria po shkel ligjin, se është e korruptuar politikisht, se po punon për Edi Ramën, për të qenë brenda ju jep gazetarëve. Kjo është shpërdorim detyre nga prokuroria, pasi është sekret hetimor, por nga ana tjetër shyqyr  që gazetarët po marrin vesh diçka, nuk mund të harrojmë sepse ato janë pasuri e popullit se paguhen me taksat e qytetarëve dhe është për detyrë që të bëhen transparente.

 

Zoti Gjata, sot komisioneri Hahn ka bërë të qartë se komisioni evropian, pritet të ketë një sugjerim pozitiv në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Si e shikon PD-ja këtë vendin në një kohë kur jeni në rrugë për ta rrëzuar qeverinë?

 

Në lidhje me këtë vendim unë do të shpreh mendimin tim, një vit më parë zoti Hahn sërish bërë një vlerësim pozitiv, por që nuk u hapën negociatat të shikojmë edhe sivjet se çfarë do të ndodhë. Pas zgjedhjeve do të shikojmë se çfarë do të ndodhë, sa herë i kanë sugjeruar heqjen e vizave me Kosovën dhe spo i heq njeri. Unë uroj se çelja e negociatave është në të mirë tonë, por nuk ti hap askush negociatat me Edi Ramën sepse e dinë të gjithë se çfarë ka bërë ai.

 

Supozojmë që kryeminsitri Rama vendos që të plotësojë kërkesën e parë të PD-së që të ikë nga pushteti, kalojmë në qeveri tranzitore për zgjedhje të reja, por ajo duhet të votohet në Parlament dhe PD-ja nuk ndodhet aty.

Merr votëbesimin formalisht,  mjafto të ketë vullnet politik, ky regjim nuk i bën dot, po nuk u largua nuk vazhdon demokracia. Vazhdojmë me Nushin drejtori i policisë së qarkut të dytë më të madh në vedn që flet me një narkotrafikant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *